Momenti kur përplaset kroçiera më e gjatë në botë

Publikuar më: 31/5/2022, ora 15:14

Momenti kur përplaset kroçiera më e gjatë në botë

Publikuar më: 31/5/2022, ora 15:14

Kroçiera më e gjatë në botë është përplasur në një port në Karaibe, teksa po ankorohej. Anija “Harmony of the Seas” u përplas në një bankinë në Falmouth, Xhamajka, ndërsa e gjithë ngjarja u kap në kamera.

Pasagjerët e anijes gjigante dëgjuan zhurmën e përplasjes me një zgjatim prej betoni të portit, por “Royal Caribbean Blog”, kompania që operon anijen, tha se dëmet ishin sipërfaqësore.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur të martën e 26 majit, teksa anija po lëvizte mbrapsht për t’u ankoruar në vendin e caktuar. Anija ishte nisur për një tur 7-ditor nga Florida, ku kishte vizituar Bahamasin, para se të ndalej në Xhamajka.

Anija është e gjatë 362 metra dhe peshon gati 227 mijë tonë. Për ndërtimin e saj janë shpenzuar rreth 1,18 miliardë euro. Anija ka nja kapacitet prej 6410 pasagjerësh, me 23 pishina, 17 kuverta, dhe 2700 dhoma.