Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Parcelat e plazheve, topografët e bashkive, rol kyç për 1050 kontrata në bregdet

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 19:57 | Aktualitet
Parcelat e plazheve, topografët e bashkive, rol kyç për 1050

Temperaturat e larta po e sjellin më herët sezonin klasik të pushimeve në bregdet dhe plazhet prej javësh kanë nisur të frekuentohen. Teksa dyndja e turistëve ka nisur, nga ana tjetër fillojnë edhe përplasjet mes pronarëve të stacioneve të plazhit për të menaxhuar parcelat, pasi procesi i ndarjes së tyre ka përfunduar.

Ndër problematikat e ndarjes së parcelave përmendet fakti që subjektet e cilësojnë bregdetin si pronë private dhe kundërshtojnë kufijtë, ndërsa ka edhe falsifikime dokumentacioni, shpesh të ndihmuar nga zyrtarë lokalë e për pasojë konflikti degradon në përplasje fizike, siç ishte rasti i Velipojës vitin e kaluar ku u vranë 4 persona pikërisht për kufirin ndarës të këtyre parcelave.

 Pikërisht ky kufi ndarës është në dorë të topografit të bashkisë. Për të shmangur konfliktet e dhunshme kërkohet bashkëpunim nga disa institucione.

Drejtori i agjencisë së bregdetit shton se këtë vit janë dhënë më shumë lejë për baret e plazhit, ndërsa është shtuar puna për pastrimin e bregdetit nga mbetjet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë