Përjashtimi në embargon e naftës, Orban: Shmangëm një “bombë atomike” në ekonomi

Publikuar më: 31/5/2022, ora 12:54
AP22093770634934 1080x720

Përjashtimi në embargon e naftës, Orban: Shmangëm një “bombë atomike” në ekonomi

Publikuar më: 31/5/2022, ora 12:54

Hungaria shmangu një “bombë atomike” në ekonominë e saj. Deklarata erdhi nga vetë kryeministri Viktor Orban, që komentoi përjashtimin e vendit të tij nga embargoja e Bashkimit Europian për naftën ruse.

“Lajmi më i rëndësishëm është se ne kemi mbrojtur dhe reduktuar faturën energjetike për familjet. Ia dolëm t’i rezistonim një propozimi nga Komisioni që do të ndalonte përdorimin e naftës ruse në Hungari.

Ne kemi mjaftueshëm probleme edhe pa atë: çmimet në sektorin energjetik kanë prekur qiellin, inflacioni është i lartë dhe për shkak të sanksioneve, Europa është në prag të një krize ekonomike. Në këto rrethana, do të ishte e papërballueshme për ne që të operonim me më shumë naftë të shtrenjtë në ekonominë hungareze.

Kjo do të ishte një bombë atomike, por ne ia dolëm ta shmangim atë. Arritëm të vulosnim një marrëveshje që thotë se vendet që marrin naftën nga tubacioni Druzhba mund të vazhdojnë ta bëjnë atë përmes kushteve të vjetra. Familjet mund të flenë të qeta sonte, pasi shmangëm propozimin më të pabesueshëm”, deklaroi Orban.