Policia qëllon me 5 plumba gruan shtatzënë

Publikuar më: 31/5/2022, ora 10:31

Policia qëllon me 5 plumba gruan shtatzënë

Publikuar më: 31/5/2022, ora 10:31

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku akuzat kanë rënë ndaj policisë për sulm ndaj një gruaje me ngjyrë shtatzënë. Një video është publikuar në internet dhe është bërë menjëherë virale, ku policia në Kansas City pretendohet se ka qëlluar disa herë ndaj një gruaje me ngjyrë, e cila ishte shtatzënë.

Autoritetet e policisë kanë bërë të ditur se dy makina policie ishin vënë në ndjekje të një automjeti pasi dyshonin për grabitje të armatosur.

Oficerët e policisë lokalizuan automjetin e parkuar pranë një dyqani, ndërsa brenda tij gjendeshin dy persona dhe iu afruan. Në atë moment, shoferi i makinës u largua menjëherë, ndërsa dy oficerët u afruan te makina ku qëndronte 26-vjeçarja Leonna Hale. Ajo doli nga automjeti dhe dyshohet se u tha oficerëve se kishte një armë në makinë. Në atë moment, dy policët qëlluan disa herë në drejtim të 26-vjeçares, kanë bërë të ditur autoritetet. Për fat të mirë, Hale mbijetoi edhe pse mori disa plumba. Ajo u dërgua në spital dhe mëshohet se është në gjendje të qëndrueshme.

Video është filmuar nga një dëshmitare që u ndodh rastësisht jo shumë larg nga vendngjarja. Gruaja që kapi videon u identifikua si Shedanja nga Kansas City. Ajo u shpreh se Hale kishte duart lart dhe u tha policëve se ishte shtatzënë, ndërsa ata nuk hezituan, por e qëlluan 5 herë.

Autoritetet kanë marrë masat paraprake ndaj dy policëve që qëlluan me armë duke i pezulluar ata nga detyra, ndërsa mbi këtë ngjarje hetimet janë duke vazhduar.