Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Raporti i KQZ te ligjet, Celibashi i përgjigjet deputetëve: Nuk jam prokuror

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 19:44 | Politikë
Raporti i KQZ te ligjet, Celibashi i përgjigjet deputetëve: Nuk jam

Raporti vjetor i KQZ-së u shfrytëzua nga depuetët e Komisionit të Ligjeve për kapital politik.

Opozita akuzoi për parregullsi në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa mazhoranca thumboi demokratët me situatën brenda selisë së tyre. 

Enkelejd Alibeaj u shpreh: “Ligji nuk funksionoi. Nuk funksionoi sepse nuk ishte cilësor apo sepse vullneti për ta zbatuar ligjin, nuk ishte? Kjo është pyetja”.

Ndërsa Toni Gogu tha: “Nuk do të ishte keq që të huazonin proceset dhe praktikat e miradministrimit zgjedhor që KQZ aplikon në administrimin zgjedhor në vend, për zgjedhjet brenda partisë së tyre, për të cilat kanë pretendime dhe kanë shkuar në gjykatë”.

Merakut të deputetëve për parregullsi në 25 prill, Celibashi iu përgjigj duke treguar kompetencat që i përcakton ligji: “Shitblerja e votës është një çështje që lidhet me veprën penale”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kishte edhe shqetësimin e tij për miradministrimin e zgjedhjeve.

Në komision nuk mungoi përplasja mes Majkos dhe Celibashit sa i takon votës së emigrantëve, ku Komisioneri pranoi se institucioni që ai drejton bëri pak në lidhje me këtë proces, edhe pse nënvizoi se koha në dispozicion ishte e shkurtër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë