Rusët pranë pushtimit të Luhansk, Lavrov viziton Turqinë për “korridoret e grurit”

Publikuar më: 31/5/2022, ora 12:24

Rusët pranë pushtimit të Luhansk, Lavrov viziton Turqinë për “korridoret e grurit”

Publikuar më: 31/5/2022, ora 12:24

Beteja për rajonin lindor të Donbas vijon me intensitet maksimal, më luftimet që po zhvillohen rrugë më rrugë.

Këtë e thotë kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Sergiy Gaidai, i cituar nga mediat ukrainase. Pas bombardimit të një automjeti me të evakuuar pranë Lysychansk, ku mbeti i vrarë edhe një gazetar francez dhe u plagosën disa të tjera, evakuimet në Luhansk u ndërprenë. Si thuhet, një pjesë e qytetit të Severodonetsk, ku po zhvillohet edhe beteja më e ashpër, është tashmë nën kontrollin e trupave ruse që po zhvendosen drejt qendrës. Autoritetet thonë se qyteti kyç është ndarë në dysh, por mohon që të jetë pushtuar plotësisht nga forcat e Moskës. 15 mijë qytetarë mbetet të bllokuar atje.

“Situata është ekstremisht e ndërlikuar. Fatkeqësisht pjesa e Severodonetskut kontrollohet nga ushtria ruse. Ata pretendojnë se kanë pushtuar të gjithë qytetin, por kjo nuk është e vërtetë. Djemtë tanë janë atje dhe rusët nuk mund të lëvizin lirshëm”, tha Sergiy Gaida, kreu i administratës lokale, Luhansk.

Ndërsa situata në lindje të vendit duket larg qetësimit, autoritetet ukrainase përpiqen të gjejnë mënyrat për zhbllokimin e grurit në portet ukrainase. Ministri i Jashtëm, Dmtro Kuleba, thotë se zgjidhja më e mirë për të eksportuar grurit është përmes një operacioni ndërkombëtar në Detin e Zi me ndihëm e shteteve mike.

Ato do të dërgonin anije për të çminuar ujërat dhe për të shoqëruar kalimin e flotës së anijeve të mallrave. Turqia tha se është e gatshme të ndihmojë Ukrainën dhe Rusinë të krijojnë një korridor të sigurt detar. Pas ofertës së Ankarasë, nga Moska erdhi konfirmimi se ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do të vizitojë Turqinë më 8 qershor për të diskutuar mbi korridoret e sigurta të grurit.

Zyrtarët pro rusë në Donbas, thanë më herët sedo të sekuestrojnë disa prej anijeve të flotës ukrainase në portin e Mariupolit. Sakaq, presidenti rus Vladimir Putin firmosi një dekret për të lehtësuar dhënin e shtetësisë ruse për jetimët e luftës në Ukrainë.