Vllaznia fiton Kupën dhe biletën për në Evropë

Publikuar më: 31/5/2022, ora 21:37

Vllaznia fiton Kupën dhe biletën për në Evropë

Publikuar më: 31/5/2022, ora 21:37

Kupa e Shqipërisë ishte e vetmja shpresë për Vllazninë për të marrë biletën e fundit për në Conference League dhe shkodranët nuk gabuan.

Kuqeblutë nuk arritën të ishin në katër vendet e para të kampionatit për të siguruar një vend në Evropë, por e shpëtuan sezonin duke mundur Laçin 2-1 në finalen e Kupës.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa e pa veten në disavantazh që në minutën e 5, me Guindo që finalizoi me gol një kundërsulm të bukur të laçianëve.

Përgjigjja e Vllaznisë erdhi shumë shpejt, në minutën e 19, me Hoxhën që barazoi shifrat me një gol të bukur me kokë, vetëm pak minuta pasi kishte zëvendësuar Da Silvën.

90 minutat u mbyllën në barazim 1-1, me Vllazninë që e gjeti golin e fitores në shtesë, me një gol nga jashtë zone të Adilit.