Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zbulohet parcela me 520 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesi

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 12:20 | Kronikë
Zbulohet parcela me 520 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesi

Një parcelë gjigante me 520 rrënjë kanabisi është zbuluar dhe asgjësuar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit të koduar "Zimaj" në njësinë administrative Ungrej.

Falë kontrolleve të shtuara të territorit për kultivimin e narkotikëve dhe përdorimit të dronëve u arrit të zbulohej parcela me kanabis e fshehur në një zonë me shkurre.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin P.L. si autor të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa  u proceduan penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Zimaj, D. D., 56 vjeç dhe P. N., 55 vjeç, me detyrë, roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale "Shpërdorimi i detyrës". 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani