Arrestohet 19-vjeçari me 1 kilogram tritol në Durrës

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 08:59
WhatsApp Image 2022 06 01 at 8.54.09 AM 1280x720

Arrestohet 19-vjeçari me 1 kilogram tritol në Durrës

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 08:59

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar, pasi është kapur me 4 kallëpe tritoli.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me R. K., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës. Ky shtetas u kap në aksin rrugor Sukth – Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen, 4 kallëpe lëndë eksplozive tritol, me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.

“Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe të implikimit ose jo në ngjarje kriminale, të 19-vjeçarit. Materialet e para hetimore në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.