Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 60%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 20%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 20%

“Bodybuilder”-i ndërron jetë pak pas kampionatit në Gjermani

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 10:25 | Sporte të tjera

“Bodybuilder”-i polak Paul Poloczek ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare, vetëm pak orë pasi mori pjesë në një kampionat në mbajtur në Gjermani.

Ai mori pjesë në Kampionatin Botëror të NPC, ndërsa la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. Shkaku i vdekjes është ende i paqartë, ndërsa ky është vetëm rasti i fundit mes vdekjeve misterioze që kanë përfshirë këta sportistë.

Poloczek ishte një futbollist në rininë e tij, ndërsa më pas u dashurua me sportin e ri, duke arritur të fitonte një mori trofesh si “bodybuilder”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu