Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Bumçi: Të bashkuar jemi më shumë se Rama, i frikësohet revoltës popullore

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 13:40 | Politikë
Bumçi: Të bashkuar jemi më shumë se Rama, i

Aldo Bumçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, ishte i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN, nga ku foli për krizën e opozitës. Për Bumçin ka vetëm një PD dhe kjo parti, sipas tij, nuk është e përçarë. Ndërkohë, ai u bëri thirrje Alibeaj, Bardhit e deputetëve të tjerë të këtij grupi që të bashkohen.

“Nuk gjej dot një interes opozitar dhe publik për qëndrimin e tyre. Megjithatë, unë shpresoj që të bashkohen. PD-ja është e bashkuar, ka vetëm një PD, është ajo me 43 mijë anëtarë”, tha Bumçi.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri. Ai u shpreh se nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“Po të mbledhësh partitë opozitare, ne jemi më shumë se Edi Rama. Kësaj i frikësohet Rama, kësaj revoltës popullore që do të dalë në rrugë dhe do të dalë të votojë kundër tij në momentin e parë që kemi zgjedhje”, tha Bumçi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani