Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Do të taksohet biznesi i vogël? "Po, por do të shtyhet", debat midis ekspertëve në A2 Business

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 23:02 | Ekonomi
Do të taksohet biznesi i vogël? "Po, por do të

Pas pak ditësh qeveria do të prezantojë dhe do të hedhë për konsultim publik edhe ndryshimet fiskale të radhës, në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Por a do të taksohet biznesi i vogël me ligjin e ri?

Ish-zv.drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Flobenc Dilaveri, mendon se po.

“Besoj se po,  se kjo qeveri ka treguar se shkon deri ne fund asaj që vendos, qoftë kur është gabim. U tha për një 6-mujor konsultimi, të cilës nuk i besoj se ka qenë edhe më parë formale. Por, në raportin mes profesioneve të lira dhe rrogëtarëve, dua të bëj një dallim. Profesionet e lira edhe pse kanë shfrytëzuar një gap ligjor, nuk mund të jenë të barabarta me rrogëtarët”.

Ai e shtjellon këtë mendim. “Kush ka një biznes ka përgjegjësi ndaj klientëve, furnitorëve, administratës tatimore, qiramarrësit, që nuk e bën të njëllojtë me një persona që rrogën e ka të garantuar. Por mendoj se në 1 janar të 2023 për shkak të zgjedhjeve skema do të shtyhet në vitin 2024”.

Por sipas ekspertit Bardh Sejdarasit, “nuk do të ketë taksim për biznesin e vogël deri në 2029. Sot kemi 95 mijë biznese që deri në 10 milionë lekë nuk taksohen me TVSH deri në 14 milionë nuk taksohen me tatim fitim. Kategoria për të cilin me të drejtë ministria e Financave dhe FMI do merret janë ato që ose shmangin ose bëjnë evazion tatimor. Por askush nuk e ka të plotë projektligjin, unë vetë kam dy variante dhe kam informacion që FMI ende nuk ka miratuar variantin qe ka dërguar ministria“.

Sipas tij, “në vitin 2015 deri në 2018 u gjetën shtigje që persona të punësuara në kompani u larguan nga listëpagesat dhe krijuan personin fizik të tyre dhe paguan zero taksa. Nuk kanë bërë shkelje, por sistemi duhet të korrektohet, sepse nuk mundet një ekspert,  avokat o noter, të paguajë zero përqind, kurse unë që punoj në shtet të paguaj nga 13 deri në 23% për të njëjtën punë”.

Për ekspertin Albert Gajo, “ajo që është e dukshme që qeveria ka marrë këtë iniciativë jo për të lehtësuar biznesin por për të mbushur këtë gap juridik. Ajo që më shqetëson është sesa transparente do të jetë kjo nismë”.

Ndërkohë, eksperti Eduart Gjokutaj vlerëson se “është një moment pendimi i qeverisë Rama për sa i përket politikave fiskale. Në këtë rast kemi tre momente si pasoja po ndodhi ky ndryshim.  Gjithë këto profesione të lira do të regjistrohen si shpk, që të taksohen me 15%, nga ana tjetër do të ketë tendencë për informalitet, ose shërbimet do të jepen online nga jashtë. Sipas meje, duhet hedhur në diskutim deklarimi integral i të ardhurave të gjithë rezidenteve, rikthimi i mbrapsht i të gjithë përjashtimeve nga TVSH, ku sipas përllogaritje rreth 6% i GDP shkon kryesisht për qoka elektorale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë