Do t’i bashkoheni Dukës? Mediu: Opozita nuk mund të jetë një ushtri e vendosur në rresht

Publikuar më: 1/6/2022, ora 21:33

Do t’i bashkoheni Dukës? Mediu: Opozita nuk mund të jetë një ushtri e vendosur në rresht

Publikuar më: 1/6/2022, ora 21:33

“Ne kemi diskutuar me Dukën, kemi pasur nismë të 5 partive për të krijuar një potencial politik. Duhet nukli opozitar që ka mendimin ndryshe për ta plotësuar mozaikun e opozitës shqiptare. Opozita nuk mund të jetë një ushtri e vendosur në rresht, secili ka mendimin dhe kontributin e vet. Nëse do të jemi më racionalë do të jemi më të suksesshëm”. Këtë përgjigje dha në studion e Debatit me Alba Alishanin, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i pyetur nëse do t’i bashkohet Agron Dukës i cili do të dalë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Mediu apelon për organizim të partive të vogla opozitare për të ndërtuar raporte më të mira koalicioni, ndërsa i mëshon idesë për një opozitë të bashkuar për këshillat bashkiakë.

“Një nga fatkeqësitë tona ishte që donim t’i bënim hesapet veç e veç me PD dhe ishte me e kollajtë që të vendoste një barrë marrëdhëniesh jo normale me partitë tona. Duke qenë më të organizuar, duke pasur një potencial politik më të qenësishëm dhe duke pasur një presion pozitiv më të madh, është më ndryshe për të ndërtuar raporte koalicioni. Nuk duhet të ndalojmë për një opozitë të bashkuar për kandidatin për kryebashkiak dhe më vete për këshilltarët bashkiakë”.

Nga ana e tij Duka e shikon si një provë, që nëse dështon largohet nga politika.

 “Duke pasur një mazhorancë absolute në pushtet vendor dhe një opozitë të përçarë ,mjedisi politik është i përçarë. Ne asnjëherë nuk kemi votuar në siglën e PAA. Ne duam të provojmë veten. Po dështuam të ikim. Dhe nëse nuk i kemi ta mendojmë seriozisht këtë punë dhe të mos rrimë parazitë ta pastrojmë nga partitë. Jemi në kohë. Garat i bëjmë për anëtarët e këshillit bashkiak. Në këtë mjedis politik mund të ketë edhe vend në ndonjë bashki”.