Elon Musk, ultimatum menaxherëve të Teslas: Kthehuni në zyrë ose largohuni nga puna

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 18:30
hypatia h 85d1e53438580c60bf04956e37f4e390 h dd3780a36902dcba76cb8220fc242b2a 1064x720

Elon Musk, ultimatum menaxherëve të Teslas: Kthehuni në zyrë ose largohuni nga puna

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 18:30

Elon Musk u ka drejtuar një ultimatum të ashpër menaxherëve të Teslas, duke u kërkuar që të kthehen të punojnë në zyrë për 40 oë në javë, os enë të kundërt të largohen nga puna. Sipas shefit të Teslas, puna në distancë nuk është më e pranueshme.

“Ata që duan të punojnë në distancë duhet të jenë në zyrë të paktën 40 orë në javë ose të largohen nga Tesla. Kjo është më pak se sa po kërkojmë nga punonjësit e fabrikës”, thotë Musk në një email të raportuar nga Bloomberg.

Musk më pas thekson se zyra duhet të jetë një zyrë Tesla, jo një filial që nuk ka lidhje me detyrat e saj të punës.

Emaili që CEO i Tesla-s u ka dërguar të martën menaxherëve të kompanisë u zbulua në mediat sociale, duke shkaktuar polemika. Musk nuk e ka konfirmuar ende vërtetësinë e tij, por ai hyri në këtë temë në Twitter. Një ndjekës e pyeti: “Shumë njerëz po flasin për emailin, a doni t’u thoni diçka atyre që mendojnë se puna në zyrë është një koncept i vjetër?” dhe ai u përgjigj: “Duhet të bëjnë sikur punojnë diku tjetër”.