Festë pas mesnate, Vllaznia ndez Shkodrën pas triumfit në Kupë
Festa e zgjatur në Arenën Kombëtare, nuk i demoralizoi tifozët. Edhe pse Vllaznia u kthye në Shkodër pas mesnate, tifozët ishin mbledhur për të pritur heronjtë e tyre.
Atmosfera e krijuar nga ultras kuqeblu ishte thjesht elektrizuese. Pasi u konfirmua fituese e Kupës së Shqipërisë për të dytin sezon me radhë, skuadra u përshëndet nga kryebashkiaku Spahia.
Festimeve iu bashkuan edhe futbollistët, që nga protagonistë në fushën e lojës, u shndërruan në ultras duke udhëhequr me megafon këngët e tifozëve.
Rreth orës 2 të mëngjesit, ekipi u shpërnda për të marrë pushimet e merituara, përpara rikthimit në stërvitje, për angazhimet në Conference League.