Gjermania premton armatim modern për Ukrainën, Scholz: Putin nuk duhet të fitojë

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 15:42
KR BIDEN ARMET UKRAINA frame 444 1 1280x720

Gjermania premton armatim modern për Ukrainën, Scholz: Putin nuk duhet të fitojë

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 15:42

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Gjermania premton se do të dërgojë një sistem modern antiajror në Ukrainë për ta ndihmuar në përballjen e saj më Rusinë.

“Putin nuk duhet të fitojë dhe nuk do ta fitojë këtë luftë”. Kështu u shpreh kancelari gjerman Scholz, gjatë një fjalimi në Bundestag, ku dënoi brutalitetin e ushtrisë ruse në Ukrainë.

“Është thelbësore që Ukraina të mbrohet dhe të ketë mundësi që ta bëjë këtë gjë. Putini nuk duhet të arrijë objektivat e tij. Këtë imperializëm në Europë nuk do ta pranojmë asnjëherë”, përfundoi Scholz.