Hiqen qeset, qytetarët me trasta, tregtarët reduktojnë shitjen me plastikë

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 15:16

Hiqen qeset, qytetarët me trasta, tregtarët reduktojnë shitjen me plastikë

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 15:16

Nga kjo e mërkurë nga tregu do të hiqen qeset plastike njëpërdorimshe. Për të siguruar një ambient të pastër dhe të pa rriskuar nga plastika, qeveria vendosi të bllokojë përfundimisht përdorimin e tyre nga qytetarët dhe tregtarët. Në treg do të mbeten qeset plastike që përmbushin disa kritere riciklimi.

“Qesja plastike, pas datës 1 qershor, nuk do të ndalohet plotësisht, por do të ndalohen të gjitha ato qese të cilat nuk do të kenë trashësinë e mureve të tyre për çdo anë jo më të vogël sesa 70 mikronë dhe kapaciteti i tyre mbajtës nuk do të jetë më i madh sesa 10 kilogramë”, thotë Elvis Tosuni, këshilltar nga Ministria e Mjedisit.

Konsumatorët kanë nisur të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike, duke gjetur të tjera alternativa.

Tregtarët harxhonin nga 5 mijë deri në 8 mijë lekë të reja për blerjen e qeseve. Aktualisht, thonë se me heqjen e tyre do të kenë më pak shpenzime. “Sa do ta kuptojnë fjalën tonë, kjo mbetet për t’u parë”, thotë një tregtare në një treg ushqimor në Tiranë.

Në Shqipëri prodhohen 192 tonë në ditë mbetje plastike me densitet të ulët dhe 111 tonë mbetje plastike me densitet të lartë, ku qeset një përdorimshe zënë një peshë kryesore.