Ish-futbollistët e famshëm që po “eklipsohen” nga vajzat e tyre

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 13:22

Ish-futbollistët e famshëm që po “eklipsohen” nga vajzat e tyre

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 13:22

Edhe pse bota është mësuar duke dëgjuar emrat e tyre, duket se për yjet e futbollit, ka ardhur momenti që vëmendjen ta rrëmbejnë vajzat e tyre bukuroshe.

Kështu vajza e ish-yllit të Liverpool-it, Michael Owen, Gemma, është bërë zyrtarisht pretendente për të qenë fituese e “Love Island 2022”, por ajo nuk është e vetmja që ka nisur të dalë nga hija e futbollistëve të famshëm në familje.

Njëra modele, tjetra influencuere, një agjente sportive, një këngëtare dhe një sipërmarrëse, këto vajza tashmë janë duke lënë pas karrierën e bujshme të baballarëve të tyre.

Gemma Owen, vajza e Michael Owen

Bukuroshja 19-vjeçare, vajza e profesionistit të futbollit anglez dhe gruas së tij, Louise Bonsall, është një yll në rritje i mediave sociale me 60,000 ndjekës.

Ajo gjithashtu ka një Instagram të veçantë kushtuar linjës së saj personale të veshjes, që ka grumbulluar gjithsej afro 13,000 ndjekës. Gemma është edhe pjesë e “Love Island 2022”, ku është pretendente për fitore.

Hollie Shearer, vajza e Alan Shearer

Hollie Shearer, 26 vjeç, është vajza e ikonës së Newcastle United dhe ish-sulmuesit të Anglisë, Alan Shearer.

Ajo është një nga tre fëmijët e Alan me gruan Lainya dhe tashmë ka filluar të bëjë emër në industrinë e muzikës. Këngëtarja numëron më shumë se 52,000 ndjekës në Instagram ku shfaq stilin e saj mahnitës dhe zërin e veçantë.

Bianka Gascoine, vajza e Paul Gascoine

36-vjeçarja, Bianca është vajza e personazhit televiziv Sheryl Gascoigne dhe vajza e birësuar e ish-futbollistit Paul. Ajo është padyshim e njohur pasi punon si modele dhe ka marrë pjesë edhe në shfaqje televizive si “Dancing With The Stars” në Itali.

Estelle Bergkamp, vajza e Dennis Bergkamp

Estelle, 24 vjeçe, është vajza e trajnerit holandez të futbollit dhe ish-lojtarit Dennis Bergkamp dhe gruas së tij Henrita. Bukuroshja e cila është bërë e famshme në botën e modës, tani është në një lidhje me yllin holandez të Man United, Donny van de Beek.