Italia dhe Argjentina sfidohen në Wembley për finalen e madhe

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 16:54
finalissima 1280x681

Italia dhe Argjentina sfidohen në Wembley për finalen e madhe

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 16:54

Italia dhe Argjentina do të luajnë mbrëmjen e sotme, prej orës 20:45, Finalen e Madhe. Trofeu më i ri i FIFA-s vendos përballë Kampionët e Europës me fituesit e Kupës së Amerikës.

Të kaltërit do të kthehen në Wembley, një vit pas triumfit në Kampionatin Evropian.

Pasi dështoi të kualifikohej në Botërorin 2022 në Katar, Italia do të ngushëllohet me Finalen e Madhe, ku përballë do të ketë argjentinasit e udhëhequr nga Lionel Messi.