Kapet 43-vjeçari në Kukës, do të shiste 28 kg kanabis

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 10:44
Screenshot 6

Kapet 43-vjeçari në Kukës, do të shiste 28 kg kanabis

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 10:44

Policia e Kukësit ka arrestuar një 43-vjeçar në qytetin e Kukësit, i cili po transportonte në mjetin e tij 28 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Në kuadër të operacionit “Thirra” u arrestuar shtetasi M. V.(P)., 43 vjeç, banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, të cilët dyshohet se do të shisnin sasinë e lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, në afërsi të tunelit të Thirrës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. V.(P). Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.