Konkursi “barku më i madh”, gara e veçantë për Ditën e Nënës

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 10:15

Konkursi “barku më i madh”, gara e veçantë për Ditën e Nënës

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 10:15

Gratë shtatzëna konkurruan për barkun më të madh të foshnjës në kryeqytetin e Nikaraguas, Managua. Ato shpresojnë të fitojnë një konkurs më të madh për fëmijë. Ky event ishte organizuar nga një radio lokale e kryeqytetit.

Konkursi përkon edhe me Ditën e Nënës në Nikaragua dhe në të morën pjesë 19 gra.

Leyla Rebeca Hernandez, fituese e kompeticionit, tha se ishin miqtë që e nxitën të merrte pjesë pasi mendonin se më i madh ishte barku i saj.

33-vjeçarja fitoi pas matjeve të përmasave ndërkohë që si çmim mori produkte për fëmijë dhe një frigorifer me vlerë 130 dollarë.