Ligji për Butrintin, Zhupa kërkesë presidentit: Mos e dekreto, është antikushtetues

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 17:35

Ligji për Butrintin, Zhupa kërkesë presidentit: Mos e dekreto, është antikushtetues

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 17:35

Deputetja demokrate Ina Zhupa i kërkoi presidentit Meta të mos dekretojë ligjin për administrimin e parkut të Butrintit. Kërkesën e saj, Zhupa e shoqëron me një shkresë zyrtare, ku shpjegon arsyet për qëndrimin e saj.

“Arsyeja e parë është sepse ligji është antikushtetues, bie në kundërshtim me Konventën e Parisit të 1972. Së dyti, ligji jep Butrintin në formë koncensionare, e cili prodhon një model të administrimit privat metë drejta të plota mbi Butrintin”.

E pyetur për kalimin nga grupimi i Bashës të Sali Berishës, Zhupa mori si shembull pikërisht ligjin që konteston, për të shpjeguar përse demokratët duhen bashkuar pranë kujt ka mbështetjen e shumicës së anëtarësisë.

 “Denoncohet për të qenë të gjithë bashkë, një zë i fuqishëm, me duhet 27 kolegë që unë ta çoj ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Në këto rast e bashkimi i demokrateve bënë fuqinë e tyre, nuk bashkohet njeri pranë pakicës, por pranë shumicës”, shtoi deputetja demokrate.  

Zhupa kërkoi që për çështjen e Butrintit, të angazhohen të gjitha grupimet vendore, për të mbrojtur sipas saj pasuritë e përbashkëta.