Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Meta dekoron Bujar Nishanin pas vdekjes me titullin më të lartë në vend

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 18:02 | Politikë

Ilir Meta ka çmuar ish-presidentin Bujar Nishani me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”, më e larta në rang vendi, pak ditë pas vdekjes së parakohshme të Nishanit.

Presidenti shqiptar ka motivuar vendimin “në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare. Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”.

Ish-presidenti Nishani ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare në një spital gjerman, pas një  beteje disa mujore me Covid-19.

Ai u zgjodh në drejtimin e shtetit në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë detyrë  përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.

https://a2news.com/2022/06/01/karriera-ne-politike-qe-e-ngjiti-bujar-nishanin-deri-ne-krye-te-shtetit/

Zoti Nishani ishte anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ka shërbyer si deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005 deri në vitin 2009. Ai ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm dhe atë të ministrit të Drejtësisë.

https://a2news.com/2022/05/28/nderron-jete-ish-presidenti-bujar-nishani/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu