Minorenët kundër ligjit në Elbasan, shumica drejtojnë mjete pa patentë

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 07:35

Minorenët kundër ligjit në Elbasan, shumica drejtojnë mjete pa patentë

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 07:35

Minorenët në konflikt me ligjin siç njihet termi zyrtar apo thënë ndryshe të mitur që përfshihen në ngjarje kriminale, është një ndër fenomenet me shqetësuese të shoqërisë shqiptare.

Në qarkun e Elbasanit të dhënat zyrtare flasin se gjatë vitit 2021, për çdo muaj prokuroria regjistronte të paktën 8 çështje penale ku të përfshirë kishte minorenë, kryesisht të moshës nga 16-18 vjeç.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, bën një pasqyrë të numrit të çështjeve me minorenë dhe veprat penale më e konsumuar prej tyre.

Ndryshe nga rastet e dosjeve të tjera penale, qëllimi i hetimit të minorenëve nuk është ndëshkimi i tyre, por rehabilimi. Dhe në këtë frymë, drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, tregon mënyrat e veprimit me këtë grupmoshë mjaft delikate.

Fatmirësisht, të dhënat e prokurorisë së Elbasanit, një qark problematik sa i takon krimeve kundër personit, tregojnë se minorenët nuk janë të përfshirë në krime të rënda apo ato të shpërndarjes dhe tregtimin e narkotikëve.

Por gjithsesi, krijimi i mundësive për këtë grupmoshë, që të zhvillojnë aktivitete dhe të ndjekin rregullisht arsimin shikohen si mënyrat më të mira për t’i larguar nga veprat penale.