“Nuk do ta sulmojmë Rusinë”, Zelensky: Humbasim rreth 100 ushtarë në ditë, por s’lëshojmë territor

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 11:48

“Nuk do ta sulmojmë Rusinë”, Zelensky: Humbasim rreth 100 ushtarë në ditë, por s’lëshojmë territor

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 11:48

Ukraina nuk ka ndërmend të sulmojë Rusinë. Janë fjalët e presidentit Volodymyr Zelensky, në vazhdën e pretendimeve në mediat ndërkombëtare se Kievi mund t’i përdorë sistemet e reja raketore të Shteteve të Bashkuara për të goditur objektivë në territorin rus.

“Ne nuk do të luftojë në territorin e tyre ashtu siç po bëjnë ata me ne”, tha Zelensky në një intervistë për Newsmax. Presidenti Ukrainas e përshkruan si tejet të vështirë situatën në lindje të vendit, ku siç thotë po humbasin nga 60 deri në 100 ushtarë në ditë. E megjithatë, ai e bën të qartë se Ukraina nuk është gati të lëshojë asnjë pjesë të territorit të vet. Zelensky akuzon Moskën për çmenduri, pasi trupat ruse qëlluan një impiant kimik në përpjekjen për të pushtuar një qytet strategjik në Donbas.

“Situata në rajonin e Donbas është shumë e vështirë. Severodonetsk, Lisiçansk dhe Kurakhove janë tani epiqendër e konfrontimeve. Duke konsideruar praninë e një impianti të madh kimik në Severodonetsk, sulmet e ushtrisë rusë atje janë thjesht një çmenduri. Por në ditën e 97 të kësaj lufte nuk na befason më asgjë”, tha Zelensky.

Beteja për qytetin strategjik të Severodonetskut është bërë më intensive gjatë ditëve të fundit, me të dyja palët që po pësojnë humbje të rënda. Autoritetet në Kiev thonë se rusët kontrollojnë tani pjesën më të madhe të qytetit. Rënie e Severodonetskut dhe Lisiçansk do t’i jepte pushtuesve kontrollin e plotë të rajonit të Luhansk.

Në një fjalim për Bundestagun gjerman, kancelari Olaf Scholz dënoi brutalitetin e luftës në Ukrainë, dhe tha se Putin nuk duhej në asnjë mënyrë të arrinte objektivët e tij. “Putin nuk duhet dhe nuk do të fitojë. Nuk do ta lejojmë të nënshtrojë më armë dhe brutalitetit një vend”, ishin fjalët e tij. Sakaq, Papa Françesku shprehu shqetësim për bllokimin e eksportit ushqimore në Ukrainë dhe tha se gruri nuk mund të përdoret si armë lufte.