Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Punimet në Unazën e Madhe, ARRSH: Devijohet trafiku në kryqëzimin e Surrelit

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 12:46 | Aktualitet
Punimet në Unazën e Madhe, ARRSH: Devijohet trafiku në

Me anë të një njoftimi për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se do të ketë devijim të trafikut nga dita e nesërme në lindje të Unazës së Madhe si pasojë e punimeve.  

“Në Unazën Lindore Loti 2, në përputhje me grafikun e punimeve do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri”.

Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet.

Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës.

Bashkëlidhur skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve”, njofton ARRSH.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani