“Rezoluta bie ndesh me Open Balkan”, Berisha reagon pas deklaratës së Felajt: Rama mohon gjenocidin serb në Kosovë

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 20:56
berisha 1280x720

“Rezoluta bie ndesh me Open Balkan”, Berisha reagon pas deklaratës së Felajt: Rama mohon gjenocidin serb në Kosovë

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 20:56

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mohon gjenocidin serb në Kosovë. Referuar deklaratës së nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj në një emision televiziv, e cila tha se: “është si modë për të bërë rezoluta dhe kjo është hipokrite se është një instrument për t’i rënë ndesh Open Balkan, sepse dihet që opozita është kundër këtij projekti”, Berisha tha se kjo është përdhosje e 10 mije shqiptarëve që u vranë.

Sipas tij refuzimi i rezolutës së opozitës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga Edi Rama për shkak të Ballkanit të Hapur është akti antikombëtar, më i rëndë pas dorëzimit të Kosovës te serbët nga Enver Hoxha.

“Rama mohon genocidin serb ne Kosovë! Refuzimi i rezolutës tonë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga vasal i Vuçiçit Edi Rama për shkak të Ballkanit të Hapur është akti antikombëtar më i rëndë pas dorëzimit të Kosovës tek serbet nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve që u vranë dhe masakruan vetëm në plojën e fundit të Beogradit në Kosovë. Mohimi i gjenocidit është krim i shëmtuar”, shkruan Berisha.