Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sfidat e autizmit!

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 16:32 | Sociale
Sfidat e autizmit!

Për ta sot është një ditë e lumtur. E tillë është çdo ditë kur për ta organizohen aktivitete, vijnë familjarët t’i shohin apo kanë rreth vetes shokë e shoqe nga shkollat e qytetit. Mes fëmijëve, momentet e gëzimit po i sheh edhe Dallëndyshja tek i biri. Deri në momentin që mjekët i shpjeguan diagnozën e fëmijës së saj, ajo nuk e dinte çfarë ishte autizmi. “Nuk e dija çfarë sëmundje ishte, kujtoja se do të kalonte me një ilaç”, kujton ajo.

Shqetësimin se me djalin e saj kishte diçka që nuk shkonte i ndjeu kur ai ishte në hapat e parë të jetës. Ndryshe nga motra e tij, djali i Dallëndyshes kishte një sjellje më ndryshe. “Ndërpreu fjalët, ato cicërimat ma-ba, nuk kishte përqendrim, ishte agresiv”, tregon ajo.

Sfida për familjen Kovaçi është e madhe por po aq e madhe është edhe vendosmëria e tyre për t’u përkushtuar ndaj djalit. Dallëndyshja ka dhe një apel për prindërit me fëmijë që kanë çrregullime të sistemit neurobiologjik.

https://a2news.com/video/speciale-autizmi-flet/

Terapitë individuale për fëmijët me çrregullime të sistemit neurobiologjik më së shumti kryen në qendrat private. Për këta fëmijë ka edhe shkolla speciale shtetërore ku trajtohen në grup.

Me gjithë përpjekjet e mësueseve në shkollat shtetërore, në to ka një mungesë mjaft të madhe shërbimesh ende të pa futura në zbatim. Ndonëse ministria e arsimit ka premtuar se shkollat speciale do të plotësohen me staf që u nevojiten fëmijëve, ende përfshirja e tyre nuk është bërë. Mësimi kolektiv nuk është i mjaftueshëm, ndaj theksohet rëndësia e terapive.

Një nevojë tjetër e këtyre fëmijëve është edhe socializimi me fëmijët e tyre që ndjekin shkollat e përgjithshme.. E për të plotësuar një nevojë shërbimesh, është rritur edhe interesimi i atyre që kërkojnë të jenë mësues ndihmës. Erona Gjini la punën e saj si mësuese letërsie për t’u dedikuar fëmijëve me çrregullime të sistemit neurobiologjik, ndikuar edhe nga një eksperiencë personale.

Për të kuptuar se për çfarë shërbimesh kanë fëmijët me çrregullim të sistemit neurobiologjik, i jemi drejtuar një qendre private terapish. Këtu, fëmijët trajtohen individualisht, e më pas në terapi grupi për më tepër zhvillim si dhe momente çlodhëse.

https://a2news.com/video/1-ne-50-femije-me-autizem-prioritet-me-shume-qendra-prane-banimit-te-tyre/

Këto terapi janë të domosdoshme pasi çdo fëmijë ka specifika individuale të çrregullimit neurobiologjik.

Deri këtu duket një situatë që ka zgjidhje, por kjo zgjidhje kushton shumë. Më shumë sesa shteti ofron për këta fëmijë apo edhe se vet ekonomia e një familje mesatare në Shqipëri.

Autizmi dhe çrregullimet e tjera neurobiologjike janë gjithmonë në rritje. Vit pas viti diagnostikimi i rasteve të reja është edhe më i lartë. Nga prindërit kërkohet një vëmendje e shtuar për monitorimin e fëmijëve që në fazat e para të jetës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli