Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

SHBA armatos Ukrainën, Kremlini: Shtohet rreziku i përplasjes Rusi-NATO

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 15:35 | Bota
SHBA armatos Ukrainën, Kremlini: Shtohet rreziku i përplasjes

“Shtetet e Bashkuara po i hedhin benzinë zjarrit”. Ishte ky reagimi i Rusisë për njoftimin e presidentit amerikan, Joe Biden, se Pentagoni do të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore më të avancuara për të goditur shënjestra strategjike.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shtoi se vendime të tilla nuk ndihmojnë në rizgjimin e dëshirës së lidershipit të Kievit për të rinisur bisedimet për paqe. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një takimi mes presidentëve, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, por tha se duhet finalizuar ndonjë dokument përpara se tryeza të organizohet.

Ndërkohë, më herët një zyrtar i qeverisë së Moskës, tha se vendimi i SHBA-së shton rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s. Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, tha se ndihma e fundit ushtarake amerikane për Ukrainën konsiderohet një lëvizje “ekstremisht negative” nga Moska.

https://a2news.com/2022/06/01/lufta-ne-ukraine-biden-do-te-dergojme-sisteme-te-avancuara-raketore/

A2 CNN Livestream

Dita jonë