Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

SPAK kërkon 115 vite burg për të arrestuarit e dosjes “Shpirti”

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 15:12 | Aktualitet
SPAK kërkon 115 vite burg për të arrestuarit e dosjes

SPAK ka dhënë pretencën për 8 të arrestuarit e dosjes “Shpirti”. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 128 vite burg në total.  

Ilirjan Duçellari (Zaimi): 20 vite burg

Aurel Kalari: 15 vite burg

Kleo Bregu: 18 vite burg

Orhan Duçellari: 15 vite burg

Julian Bejdollari: 15 vite burg

Rexhino Muçaj: 15 vite burg

Alban Koshi: 12 vite burg

Mariglen Duçellari: 5 vjet burg

Prokuroria gjithashtu kërkon konfiskimin e disa pasurive, që i përkasin të pandehurve, pasi sipas saj, janë fituar përmes aktivitetit kriminal.

Lista e pasurive që SPAK kërkon të konfiskohen

Trual, Vlorë, sipërfaqe 840 metra katrorë, në pronësi të Ilirjan Zaimit

Dyqan, Radhimë, Vlorë, sipërfaqe 69,32 metra katrorë, në pronësi të Ilirjan Zaimit

Ndërtesë, Vlorë, sipërfaqe 537 metra katrorë, në pronësi të Ilirjan Zaimit

Apartament, Vlorë, sipërfaqe 56,8 metra katrorë, në pronësi të Ilirjan Zaimit

Apartament, Vlorë, sipërfaqe 134 metra katrorë, në pronësi të Elisabeta Duçellarit

Vilë trekatëshe në Vlorë, sipërfaqe 124 metra katrorë, në pronësi të Neki Duçellarit

Arë, Mifol, Vlorë, sipërfaqe 2142 metra katrorë, në pronësi të Arqile Mihal Bregut

Arë, Mifol, Vlorë, sipërfaqe 1642 metra katrorë, në pronësi të Arqile Mihal Bregut

Shoqëri tregtare, Vlorë, në pronësi të Iliran Zaimit (Duçellari)

Shoqëri tregtare, Vlorë, në pronësi të Elisabeta Duçellarit

Bar kafe, Mifol, Vlorë, në pronësi të Arqile Bregut

Gomone në pronësi të Ervis Borajt

Në korrik të vitit të kaluar, në kuadër të operacionit “Shpirti”, policia arrestoi 38 persona, mes të cilëve prokurorë dhe zyrtarë të lartë të policisë, disa më të pas të liruar.

Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Mariglen Shusha, drejtuesi i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës Ilirjan Ducellari ( Lani ), ndihmonte pjesëtarët e tjerë kur kishin probleme me ligjin, duke paguar dhe të gjitha shpenzimet e tyre që do t’i nevojiteshin për procesin.

Mes të tjerash, në dosje thuhet se kreu i grupit Ilirjan Ducellari, kishte marrë me qira dhe një banesë ku kishte qëndruar i penduari i drejtësisë Shusha bashkë me prokurorin Sota.

Fragment nga dosja

Nga aktet e administruara ka rezultuar se në kohën kur arrestoheshin pjesëtarë të grupit kriminal , si në Shqipëri edhe në Itali , për trafikimit të lëndëve narkotike për llogari të grupit kriminal të drejtuar nga Ilirjan DUCELLARI ( Lani ) , ky i fundit bënte pagesën e shpenzimeve për sigurimin e mbrojtjes ligjore per personat e arrestuar si dhe për mbështetjen ekonomike ta familjeve të tyre . Një ndihme te tille e ka përfituar në fillim edhe bashkëpunëtori i drejtësisë , Mariglen SHUSHA , i cili ka përfituar nga ndihma ekonomike qe i ka dhënë shtetasi Ilirijan DUCELLARI , ku në dhjetor të vitit 2018 , Mariglen DUCELLARI , i shoqëruar nga nëna e Mareglen SHUSHA – s ka shkuar nga Shqipëria në Bari , pranë studios se avokatit që e mbronte për procesin ” SHEFT ” , ku i kanë dhënë 2,000 € në dorë avokatit , si paradhënie për shpenzimet ligjore për mbrojtjen e shtetasit Mareglen SHUSHA .

Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë Donial Drolli , dhe veprimet hetimore të kryera , rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar , shtetasi Ilirjan DUÇELLARI ZAIMI ( Lani ) kishte lidhje edhe prokurorin Maksim Sota , prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlore , Shtetasi Ilirjan DUÇELLARI ( Zaimi ) , Ju kishte siguruar një shtëpi të marre me qira , të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë , Mariglen SHUSHA . Bashkëpunëtori i drejtësisë Donial Drolli ka deklaruar prokurori Maksimi , kishte dijeni se shtetasi Ilirjan DUCELLARI ( Zaimi ) ushtronte aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve ,

Nga aktet e administruara ka rezultuar se në kohën kur arrestoheshin pjesëtarë të grupit kriminal , si në Shqipëri edhe në Itali , për trafikimit të lëndëve narkotike për llogari të grupit kriminal te drejtuar nga Ilirjan DUÇELLARI ( Lani ) , ky i fundit bënte pagesën e shpenzimeve për sigurimin e mbrojtjes ligjore për personat e arrestuar si dhe për mbështetjen ekonomike le familjeve të tyre . Një ndihmë të tillë e ka përfituar në fillim edhe bashkëpunëtori i drejtësisë , Mariglen SHUSHA , i cili ka përfituar nga ndihma ekonomike që i ka dhënë shtetasi Ilirijan DUÇELLARI , ku në dhjetor të vitit 2018 , Mariglen DUÇELLARI , i shoqëruar nga nëna e Mareglen SHUSHA – s ka shkuar nga Shqipëria në Bari , pranë studios se avokatit qe e mbronte për procesin ” SHEFT ” , ku i kanë dhënë 2.000 € në dorë avokatit , si -paradhënie për shpenzimet ligjore për mbrojtjen e shtetasit Mareglen SHUSHA .

Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë Mariglen SHUSHA , ai ka deklaruar rrethana takimi dhe bisedimi mes drejtuesit të grupit kriminal Ilirjan DUÇELLARII.ani ) dhe prokurorit Maksim Sota , për probleme të ndryshme që kishte me drejtësinë dhe institucionet shtetërore , duke detajuar raste konkrete , për të cilat prokurori Maksim Sota ishte drejtësisë Mariglen SHUSHA ka deklaruar faktin se shtetasi Ilirjan DUÇELLARI ( Lani ) ju kishte banesë me qira , ta e paguante ai dhe aty kishin qëndruar bashkë prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Mariglen SHUSHA , ndërkohë që më parë në atë banesë kishte qëndruar edhe Zëvendës Drejtori i Drejtorise se Policise Vlore Ilirjan Balla . Bashkëpunetori i drejtësisë ka deklaruar se prokurori Maksim ishte shok me Lanin dhe se ishte në dijeni se bashkëshortja e tij qëndronte me fëmijën e sëmurë në Romë , të cilët i kanë ndihmuar shtetasit Orhan DUCELLARI dhe Ilirjan DUÇELLARI ( Lani ) . Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtēsis Donial Drolli , rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar , shtetasi Ilirjan DUCELLARIZAIMI ( Lani ) kishte lidhje edhe me prokurorin Maksim Sota , prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë . Shtetasi Ilirjan DUCELLARI ( Lani ) , ju kishte siguruar një shtëpi të marrë me qira , të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë , Mariglen SHUSHA .

A2 CNN Livestream

Dita jonë