Tashmë është zyrtare, Milani shitet për 1.2 miliardë euro te fondi “Redbird”

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 14:28
MILANI SHITET PERFUNDIMISHT TEK REDBIRD frame 172 1280x720

Tashmë është zyrtare, Milani shitet për 1.2 miliardë euro te fondi “Redbird”

Përditësuar më: 1/6/2022, ora 14:28


Tashmë është zyrtare! Klubi i Milanit është shitur përfundimisht te fondi RedBird.

Sipas mediave italiane, Gerry Cardinale, përfaqësuesi i këtij fondi, ka firmosur kontratën që i dhuron shumicën e aksioneve dhe ka paguar 1,2 miliardë euro, ndërsa fondit Elliott i mbeten 30% e aksioneve të mbetura.

Deri në dorëzimin total të klubit duhet ende kohë pas kalohen një sërë procedurash, por gjithçka pritet të mbyllet brenda sezonit të verës, me shtatorin 2022 si afatin e përfundimit të kësaj procedure.

“Jemi krenarë që jemi pjesë e historisë së lavdishme të Milanit dhe entuziastë për perspektivën që të mund të shkruajmë kapitullin e radhës të klubit, pikërisht në momentin kur është kthyer në pozicionin që meriton në majën e kampionatit italian, me shikimin nga objektivat e të ardhmes në nivel europian dhe botëror’’, u shpreh Gerry Cardinale, përfaqësues nga fondi “Redbird”.

Pronarët e rinj të klubit kanë vendosur dhe prioritet e para të cilat fillojnë që me rinovimin e kontratës së dyshes Massara-Maldini, më pas të blindojë titullarët e rëndësishëm, duke nisur që nga Rafael Leao.