Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Urimi i Metës për Ditën e Fëmijëve: 1 Qershor qoftë çdo ditë!

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 11:02 | Politikë
Urimi i Metës për Ditën e Fëmijëve: 1 Qershor

Presidenti Ilir Meta ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale, 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve.

Kreu i shtetit shkruan se të gjithë duhet të angazhohen për t’iu siguruar fëmijëve një jetë në paqe dhe mirëqenie.

“Një ditë e veçantë feste dhe gëzimi që na kujton sot rëndësinë dhe misionin tonë për t’u garantuar një jetë në paqe dhe në lumturi, mirëqenie, më shumë kujdes shëndetësor, arsim cilësor, një mjedis më të sigurt dhe më të ndjeshëm që nuk lejon abuzimin e tyre, mundësi dhe shanse të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre shumëngjyrëshe drejt sukseseve në të gjitha fushat e jetës.

Çiltërsia, kreativiteti dhe energjia pozitive e tyre duhet të jetë udhërrëfyesi për të ndërtuar vizionin tonë për të ardhmen”, shkruan Meta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli