Vrasja e babë e bir, procesi në GJKKO, i penduari Bardhi përplaset me Ardian Çapjen

Publikuar më: 1/6/2022, ora 19:25
MB ERVIS BARDHI frame 833 1280x720

Vrasja e babë e bir, procesi në GJKKO, i penduari Bardhi përplaset me Ardian Çapjen

Publikuar më: 1/6/2022, ora 19:25

Procesi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit, babë e bir, në vitin 2012 në Elbasan vijoi të mërkurën me përballjen mes të penduarit të drejtësisë dhe të pandehurit Ardian Çapja.

Të veçuar nga njëri-tjetri, i penduari Ervis Bardhi, rikonfirmoi para gjykatës, se ekzekutimi i Gentian Beqirit i ishte kërkuar nga Ardian Çapja dhe vëllai i tij, Florenc Çapja.

“Unë nuk kisha konflikt, por e bëra vetëm për lekët”, tha i penduari, deklarim që ngjalli reagimin e Ardian Çapjes në kafazin e sallës. “Po gënjen, është mashtrues ordiner”, tha Çapja, ndërsa i pandehuri po pyetej nga avokatët e tij.

Për vrasjen e dy anëtarëve të familjes Beqiri, SPAK ka vënë nën akuzë Ardiane Florec Çapjan, Ervis Bardhin, Klajdi Dokolin e Olsi Lekun.