Alarmi i Interpol: Pas luftës në Ukrainë do të ketë shtim të trafikut të armëve

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 09:54
Interpol 1024x576

Alarmi i Interpol: Pas luftës në Ukrainë do të ketë shtim të trafikut të armëve

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 09:54

Shefi i Interpolit dha alarmin gjatë kësaj jave se përfundimi i luftës në Ukrainë, do të sillte një rritje të mundshme të trafikut të armëve.

Gjatë një interviste, Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock u shpreh se e njëjta gjë ka ndodhur pas luftërave në Ballkan dhe atyre në Afrikë.

Ne e kemi parë këtë në rajonin e Ballkanit. Ne e kemi parë këtë në luftërat në Afrikë, natyrisht, grupet e krimit të organizuar përpiqen të shfrytëzojnë këtë situatë kaotike, disponueshmërinë e armëve dhe madje edhe të armëve që përdoren nga ushtria”, tha kreu i Interpol.

Më tej, Jurgen Stock iu bëri thirrje 195 vendeve anëtare të Interpolit që të përdorin të dhënat e disponueshme që mund të ndihmojnë në gjurmimin e armëve, për shembull ato të vjedhura në një vend tjetër.