Arrihet marrëveshja, OPEC+ do të rrisë me 50% prodhimin e naftës gjatë korrikut dhe gushtit

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 16:52
opec 1 1280x720

Arrihet marrëveshja, OPEC+ do të rrisë me 50% prodhimin e naftës gjatë korrikut dhe gushtit

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 16:52

OPEC+ do të rrisë prodhimin e naftës me 648 000 fuçi në ditë përgjatë muajve korrik dhe gusht. Kjo u raportua nga delegatët e pranishëm në takimin e sotëm, raporton agjencia Bloomberg, sipas së cilës furnizimi me naftë do të rritet me rreth 50%.

Kjo është një pikë kthese dhe një rritje e prodhimit krahasuar me 432 mijë fuçi në ditë në muajt e fundit. Rusia i dha planit mbështetjen e saj të plotë dhe bisedimet u përfunduan në një kohë rekord prej vetëm 11 minutash, thanë delegatët, duke kërkuar të mos përmendet, emri sepse informacioni ishte privat.

Nafta kishte rënë para takimit pas raportimeve se Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë ishin të përgatitur për të mbushur boshllëkun në treg të krijuar nga rënia e prodhimit rus, apo edhe për ta hequr vendin krejtësisht nga sistemi i kuotave OPEC+. Pas marrëveshjes, nafta e papërpunuar ndryshoi humbjet e saj në Nju-Jork dhe ishte 0.7% më e lartë në 116.03 dollarë për fuçi që nga ora 09:35 e mëngjesit me orën lokale.