Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

"Covid nuk ka mbaruar", mjekët: Vaksinohuni, vjeshta mund të prishë qetësinë e krijuar

Nga A2 CNN
2 Qershor 2022, 15:12 | Aktualitet
"Covid nuk ka mbaruar", mjekët: Vaksinohuni, vjeshta mund të

Pandemia nuk ka mbaruar. Ndonëse në fazë endemike, koronavirusi vijon të infektojë. Më shumë se 1 mijë qytetarë u prekën muajin e shkuar nga Covid-19, shifër kjo disi më e ulët krahasuar me majin e vitit 2021, por gati 3-fish më e lartë se i njëjti muaj i 2020-s.

Por për shumë qytetarë, pandemia ka mbaruar dhe vaksinimi nuk po vlerësohet më si nevojë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e vaksinimeve, që në maj arritën në nivelet më të ulëta me rreth 1 mijë doza të injektuara çdo ditë, përfshirë këtu edhe ato të kryera jashtë vendit.

Prej 1 majit, Shqipëria është zyrtarisht “Covid-free”. Mjekët ndërkohë bëjnë thirrje p֝ër të respektuar lirinë, pasi ardhja e turistëve dhe shtimi i pushuesve në bregdet, mund të nxisë infektimet.

Që nga nisja e procesit të vaksinimit janë vaksinuar me doza të para më pak se 47 për qind e popullatës, me të dyta rreth 44.5 për qind dhe me të treta, 11 për qind.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani