Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Detaje të reja nga vdekja e ish-princeshës së Katarit

Nga A2 CNN
2 Qershor 2022, 12:55 | Showbiz

Kasia Gallanio, ish-princesha e Katarit, u gjet e vdekur pak ditë më parë në Marbella të Spanjës, në moshën 45-vjeçare.

“Daily Mail” shkruan se Gallanio ndërroi jetë si pasojë e mbidozës së drogës, ndërsa ndodhej në gjendje depresioni pasi pak javë më parë humbi kujdestarinë për vajzën e saj, për të cilën kishte akuzuar ish-bashkëshortin e saj miliarder se e kishte prekur në “mënyrë të papërshtatshme”.

Kasia Gallanio, 45 vjeç, ishte gruaja tretë e miliarderit Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, 73 vjeç. Javë më parë, ajo e kishte përshkruar si “makth” jetesën e saj mbretërore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli