Deti, liqeni dhe mali tërheqin turistët, por në Shkodër mungon transporti

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 16:01

Deti, liqeni dhe mali tërheqin turistët, por në Shkodër mungon transporti

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 16:01

Shkodra mund të cilësohet nga qytetet e rralla në rajon dhe më gjerë që ofron për vizitorët thuajse të gjitha llojet e turizmit. Duke nisur që me atë bregdetar në Velipojë, atë kulturor dhe historik me Kalanë e Rozafës, si dhe me turizmin natyror, me liqenin apo Alpet në Theth dhe Valbonë.

Por çfarë preferojnë më shumë vizitorët vendas dhe të huaj që vizitojnë qarkun e Shkodrës.

Ndërsa natyra ka dhuruar thuajse gjithçka në Shkodër, krijimi i kushteve nga autoritetet shtetërore dhe ato lokale për turistët nuk janë në nivelin e duhur.

Madje, mungon edhe shërbimi më i domosdoshëm, që është ai i transportit në vendet më të preferuara.

Edhe Shkodra këtë sezon pret të ketë një numër të konsiderueshëm turistësh, ku të huajt pritet të vizitojnë Alpet, ndërsa shqiptarët e Kosovës bregdetin e Velipojës.