Grabitet një çift i moshuar në Vermosh

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 11:12
policia 1 1 1280x720

Grabitet një çift i moshuar në Vermosh

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 11:12

Një çift i moshuar është grabitur me dhunë në orët e para të së enjtes në banesën e tyre në Vermosh.

Policia bën të ditur se dy persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash.

Më pas, sipas policisë, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar.

Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.