Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hungaria pengon sanksionet kundër Moskës, Orban nuk do masa ndëshkimore për patriarkun Kirill

Nga A2 CNN
2 Qershor 2022, 12:22 | Bota
Hungaria pengon sanksionet kundër Moskës, Orban nuk do masa

Marrëveshja e arritur me shumë mund lidhur me paketën e 6 të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, rrezikon të mbetet pezull.

Pasi shtetet anëtare u pajtuan mbi embargon e furnizimeve të naftës ruse që vijnë përmes detit, tani ngërçi ka të bëjë me figurën e patriarkut Kirill, i përfshirë në listën e  zezë të personaliteteve pranë Kremlinit që do të preken nga masat ndëshkimore të bllokut.

Edhe këtë herë ajo që kundërshton draft-marrëveshjen është Hungaria. Budapesti u pozicionua në krye të atyre vendeve që kërkoi përjashtimin nga embargoja e naftës ruse dhe ky qëndrim i solli rezultat.

Brukseli pranoi të kënaqte kërkesën e kryeministrit Viktor Orban për të lejuar miratimin e paketës  së 6-të sanksioneve, e shumëkërkuar nga Kievi. Por ndërsa u shpresua se pengesa më e madhë ishte tejkaluar, mbledhja e fundit e ambasadoreve të 27 vendeve anëtare u mbyll pa dakordësi për masat e reja, me kundërshtinë e Hungarisë që kërkoi heqjen e patriarkut Kirill nga lista e sanksioneve.

Punimet në nivelin teknik në Bruksel janë ndërprerë, dhe kanë rinisur në nivelin politik. Shtetet anëtare po kontaktojnë me qeverinë hungareze në përpjekjen për të zgjidhur sa më shpejt ngërçin.

Patriarku Kirill ka bekuar operacionin rus në Ukrainë, dhe është përpjekur të justifikoi planet ekspansioniste të Moskës. Ende nuk janë të qarta motivacionet që shtynë Orban të rinisë këtë betejë të re brenda Këshillit Europian.

A2 CNN Livestream

Dita jonë