“I paemri” nga Drita Agolli, në nder të regjisores shqiptare, një bursë për studentin më të mirë

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 16:00

“I paemri” nga Drita Agolli, në nder të regjisores shqiptare, një bursë për studentin më të mirë

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 16:00

Ajo është e para regjisore që u diplomua në Universitetin e Arteve, por po ashtu një artiste që ushqeu art për brezat më tej.

Breza të ndryshëm artistësh u bënë bashkë në akademinë e Tiranës për të manifestuar librin “I paemri”.

“I keni qëndruar afër dhe ne do ta mbajmë mend gjithmonë këtë, me mirënjohje”, tha Tamara Agolli, e bija e regjisores. “E donte shumë gruan shqiptare, bëri për të jashtëzakonisht shumë. Ajo thoshte që gruaja shqiptare është me shumë halle dhe duhet ndihmuar. Dhe besoj se me studentët ka punuar po aq me zell për t’i dhënë mundësinë për të dalë në jetë sa më mirë”.

Vijon ende të jetë frymëzues, emri i Drita Agollit, pasi familjarët e saj sot japin një bursë për më të mirin nga dega e regjisë. “Familja ka mbledhur një fond përmes mbështetësve, modest për ta, por për mua një gjest shumë fisnik. Ky fond do të kthehet në një bursë, e quajtur “Drita Agolli”, për një nga studentët e degës së filmit.

Kjo bursë do të jepet çdo vit nga Ministria e Kulturës për të mbështetur studentin më të mirë të regjisë.