Jubileu i Platintë i Mbretëreshës Elizabeth II, sunduesja më jetëgjatë në historinë e vendit

Publikuar më: 2/6/2022, ora 14:40

Jubileu i Platintë i Mbretëreshës Elizabeth II, sunduesja më jetëgjatë në historinë e vendit

Publikuar më: 2/6/2022, ora 14:40

Me “Paradën e Ngjyrave” nisën zyrtarisht festimet katërditore. Mbretëresha Elizabeth II shënon 70 vite në fronin britanik këtë vit, duke u bërë monarkja e parë në historinë e këtij vendi që celebron një Jubile të Platintë.

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Londrës për të ndjekur nga afër parakalimin e 1200 ushtarëve dhe anëtarët e bandës, një traditë 260-vjeçare. Pjesë e Paradës së Ngjyrave ishin dhe Princi Charles, i cili bashkë me të birin, William, dhe princeshën Anne kalëruan përgjatë saj. Mbretëresha Elizabeth II doli në ballkonin e Pallatit Buckingham, e shoqëruar nga kushëriri Duka i Kentit, për të ndjekur eventin. Dukesha e Kembrixhit, 3 fëmijët e saj dhe Dukesha e Kornuallit, udhëtuan me një karrocë të tërhequr nga kuajt përgjatë paradës dhe u përshëndetën nga turma.

Eventin e ndoqën edhe Princi Harry dhe Megan, edhe pse nuk ranë në sy në asnjë moment. Në mbrëmje vonë, më shumë se 3500 pishtarë do të ndizen në të gjithë Britaninë e Madhe dhe kryeqytetet e vendeve të Komonuelthit, në nder të Mbretëreshës.

Që prej vitit 1952, kanë shërbyer 7 Papë në Vatikan, 14 presidentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 13 kryeministra në Britaninë e Madhe. Por gjatë gjithë kësaj kohe, ka qenë vetëm një monarke britanike.

Mbretëresha Elizabeth II, që mori fronin në moshë të vogël, vetëm 25 vjeç, tani është sunduesja më jetëgjatë në historinë e këtij vendi. Emri dhe imazhi i saj janë sinonim i mbretërimit dhe përgjegjësisë. 96-vjeçarja, gjatë mbretërimit të saj, ka dëshmuar ndryshime të shumta, nga modernizimi i Komonuelthit, dasmat e profilit të lartë, divorcet, dhe sigurisht vdekja e trishtë e Dianës, princeshës së popullit. Mbretëresha i përjetoi këto zhvillime përkrah bashkëshortit të saj, Princit Filip, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.