Jubileu i Platintë, Mbretëresha e Anglisë merr dhuratë një kalë nga Presidenti i Francës

Publikuar më: 2/6/2022, ora 14:43

Jubileu i Platintë, Mbretëresha e Anglisë merr dhuratë një kalë nga Presidenti i Francës

Publikuar më: 2/6/2022, ora 14:43

Me rastin e Jubileut të Platintë, Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, mori si dhuratë një kalë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Kali ngjyrë gri, 7-vjeçar, i cili quhet “Fabuleux de Maucourt”, kaloi Kanalin e La Manshit këtë të enjte, për t’u regjistruar zyrtarisht në pronësi të Mbretëreshës, e cila feston 70-vjetorin e marrjes së Fronit.

Gjatë ditës ai do të dalë para Mbretëreshës në një ceremoni zyrtare që do të zhvillohet në Kështjellën “Windsor”. Si dhuratë, përveç kalit, do të ketë edhe një shalë nga Garda Republikane e Francës.

Kali në fjalë është një prej 470 kuajve të Grardës Republikanë të Francës, njësi që ruan 24 orë në ditë presidentin e vendit. Kuajt e gardës zakonisht janë të zinj apo kaf, prandaj ngjyra gri e “Përrallorit” – siç edhe ka emrin – e bën më të veçantë.