Kosova e nis me këmbë të mbarë Ligën e Kombeve

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 20:11
kosova 1280x720

Kosova e nis me këmbë të mbarë Ligën e Kombeve

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 20:11

Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e saj në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen ndaj Qipros, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C, “Dardanët” e drejtuar nga francezi Alain Giresse triumfuan 0-2 në “AEK Arena”, falë dy golave në pjesën e dytë.

Autorët e golave ishin Valon Berisha (65’) dhe Edon Zhegrova (78’).

Në një grup me Kosovën janë edhe Greqia e Irlanda e Veriut.