Lia e majmunit, EMA: Nuk është një urgjencë shëndetësore, vetëm masë paraprake

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 15:47
lija 1280x720

Lia e majmunit, EMA: Nuk është një urgjencë shëndetësore, vetëm masë paraprake

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 15:47

“Një pikë kyçe për linë e majmunëve është se ne po veprojmë paraprakisht, për të siguruar mundësitë e parandalimit dhe trajtimit nëse është e nevojshme. Kjo nuk është një emergjencë e shëndetit publik për momentin”.  Këtë e ka siguruar Marco Cavaleri, kreu i strategjisë së vaksinimit të EMA-s (Agjencia Evropiane e Barnave).

“Edhe pse shpërthimi i lisë së majmunëve është i pazakontë, është qetësuese që shumica e pacientëve kanë pasur simptoma të lehta dhe janë shëruar pa trajtim. Është një virus jashtëzakonisht i ndryshëm nga Sars-Cov-2, duke u nisur nga fakti se nuk transmetohet lehtë mes njerëzve”, theksoi ai.