Mediat spanjolle: Drejt ndarjes edhe çifti Shakira-Pique, fajin e ka… një 20-vjeçare

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 21:10
Pique shakira 1280x720

Mediat spanjolle: Drejt ndarjes edhe çifti Shakira-Pique, fajin e ka… një 20-vjeçare

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 21:10

Ishte një nga çiftet më jetëgjatë të showbizit, ashtu si dhe të sportit. Por lajmet e fundit tregojnë se lidhja 12-vjeçare midis yllit të muzikës Shakira dhe kampionit të Barcelonës Gerard Pique po shkon drejt përfundimit, në mos ka marrë fund.

Sipas burimeve spanjolle, futbollisti 35-vjeçar ka lënë shtëpinë ku banonte me këngëtaren kolumbiane edhe dy fëmijët, për t’u transferuar në një apartament në qendrën e Barcelonës.

Arsyeja e këtij vendimi sipas mediave të specializuara është një tradhti e zbuluar nga Shakira, që si protagoniste mund të ketë një vajzë 20-vjeçare ende misterioze.

Lidhja 12-vjeçare midis yllit të muzikës Shakira dhe kampionit të Barcelonës Gerard Pique po shkon drejt përfundimit

Pique dhe Shakira nuk janë martuar kurrë, por marrëdhënia e tyre ka qenë nga më të komentuarat nga viti 2010, kur u njohën gjatë fazës finale të Botërorit në Afrikën e Jugut, aty ku Shakira ishte edhe autorja e këngës zyrtare të kompeticionit, e famshmja “Waka Waka”.

Gjithsesi, për sa kohë që një reagim zyrtar i çiftit ende mungon, fansat e shumtë vijojnë të ëndërrojnë një jetë të gjatë bashkë për dy personazhet e njohur.