Motra plagos me thikë vëllanë në Lushnjë

Publikuar më: 2/6/2022, ora 10:32
policia makina naten plagosje  1280x720

Motra plagos me thikë vëllanë në Lushnjë

Publikuar më: 2/6/2022, ora 10:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Lushnjë, ku motra ka plagosur me thikë vëllanë e saj.

Policia bën të ditur se ka nisur procedim penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe.

Sipas policisë, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.