Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Njihuni me sportistin e dytë në botë që bëhet miliarder

Nga A2 CNN
2 Qershor 2022, 22:23 | Sporte të tjera

LeBron James, një nga basketbollistët më të mirë të historisë, është bërë miliarder.

Sipas “Forbes”, 4 herë kampioni i NBA është sportisti i dytë që e arrin diçka të tillë, duke ndjekur gjurmët e Michael Jordan, atij që konsiderohet si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Në vitin 2014, lojtari i Los Angeles Lakers kishte deklaruar për “GQ” se “qëllimi i tij më i madh” ishte që të bëhej miliarder.

Pasuria e tij vjen më së shumti nga reklamat dhe investimet. James ka një kompani produksioni, disa skuadra në 3 sporte të ndryshme dhe rrjete picerish.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani