“Ogur i zi”, harta e të dekurajuarve po zgjerohet, sfidat e prindërimit po shtohen

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 13:36

“Ogur i zi”, harta e të dekurajuarve po zgjerohet, sfidat e prindërimit po shtohen

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 13:36

Vetë vazhdimësia e jetës është e bazuar te trashëgimia. Por në Shqipëri, veçanërisht vitet e fundit, ky proces po zbehet. Lindjet e reja janë pakësuar me mbi 5 mijë vetëm në 7 vitet e fundit.

Vetë të vegjlit kërkojnë më shumë kushte. Ashtu si thuajse çdo gjë tjetër, edhe rënia e lindshmërisë e ka një shpjegim.

“Gratë kanë kushte jo të favorshme. Nevojiten politika sociale në mbështetje të vajzave t’i orientojë ato që të bëhen nëna. Të rinjtë kërkojnë të ndërtojnë familje më vonë se ne vitet e shkuara”, shprehet Sabina Belshaku, pedagoge, punonjëse sociale.

E teksa harta e të dekurajuarve për të krijuar familje e lënë pasardhës po zgjerohet, Sabina Belshaku, pedagoge dhe sociologe bën thirrje për ndërhyrje urgjente.

Vitin e shkuar, lindshmëria në vend ka arritur në nivelin më të ulët në 100 vite duke paralajmëruar një ogur të zi në të ardhmen e afërt për vendin.