Raketat “Harpoon” në aksion, Ukraina fundos dy anije të tjera ruse

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 09:58
Nje anije ruse e Flotes se Detit te Zi ne rreth duke monitoruar levizjet e anijes amerikane USS Laboon asaj britanike HMS Defender dhe fregates holandeze HNLMS Evertse

Raketat “Harpoon” në aksion, Ukraina fundos dy anije të tjera ruse

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 09:58

Furnizimi me armatim modern nga Perëndimi, ka sjellë dhe fitoret e para për ushtrinë ukrainase, në përpalljen e saj disamujore me Rusinë.

Forcat e Armatosura të Ukrainës bëjnë me dije se kanë fundosur dy anije të tjera luftarake të Rusisë në Detin e Zi, që qëndronin të fshehura në grykëderdhjen e Dnieper.

Anije ishin në gatishmëri për të kryer operacione sabotazhi dhe zbulimi, por që tashmë u goditën nga raketat “Harpoon”, me të cilat Ukraina u furnizua së fundmi nga Danimarka.